Tiranë, plagosje me armë zjarri në Shkozë

01/10/2012 00:00

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mëngjesin e së hënës në Shkozë
të Tiranës. Sipas të dhënave nga uniformat blu, mësohet se shtetasi
Urim Marku, banor i zonës, ka plagosur me armë zjarri Besnik Ferhatim,
pranë ish-uzinës së autotraktorëve, në periferi të kryeqytetit.

Konflikti mes dy personave mendohet të ketë qenë i hershëm dhe ka degjeneruar mëngjesin e sotëm me përdorimin e armëve të zjarrit. Polica ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, të cilit i ka sekuestruar edhe armën e krimit.

Ndërkohë, policia ka nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.

Top Channel