Grevistët, protestë më 3 tetor

01/10/2012 00:00

Në ditën e dhjetë të grevës së urisë ish të përndjekurit politikë janë në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Që nga fillimi i kesaj greve, tetë prej tyre e kane braktisur ate dhe kane marre ndihme mjeksore. Por edhe pas kerkesave te ambasadoreve per te gjetur nje menyre tjeter per te kerkuar plotesimin e kerkesave te tyre, ata jane te vendosur per te mos dale nga greva e urise.

Kryetari i kesaj greve urie Gjergj Ndreca, duke akuzuar Kryeministrin e vendit, i kerkon qytetareve t’i bashkohen nje proteste qe do te mbahet ne daten 3 tetor perpara godines se Institutit te Integrimit te te perndjekurve politike.

“Greva do të vazhdojë. Unë ju bëj thirrje të gjithë bashkëvuajtsve, të gjithë nënështetasve shqiptarë, që më 3 tetor në orën 11.00 të zhvillojmë një tubim. Ftojmë të gjithë shqiptarëve që të solidarizohen me ne. Ne jemi të vendosur që të qëndrojmë këtu, deri në plotësimin e kërkesave tona”, thoë Ndreca.

Me anë të një peticioni edhe nje grup intelektualësh shqiptarë i kanë bërë thirrje Qeverisë që të gjejë një zgjidhje te menjëhershme për kete shtrese të shoqerise.

“I bëjmë thirrje Qeverisë, sepse jemi të shqetësuar nga gjendja shëndetësore e grevistëve të urisë të të burgosurve politikë, të cilët një nga një, po shkojnë në spital. Jemi të shqetësuar nga injorimi i plotë që autoritetet shtetërore i kanë bërë kësaj greve urie dhe jemi të zhgënjyer se si janë trajtuar të burgosurit politikë nga të gjithë qeveritë shqiptare”, tha Eduard Zaloshnja.

Grevistet shprehen se autoambulanca kur kerkohet vjen me 30 minuta vonese, nderkohe qe qendroi ne dispozicion te tyre vetem 40 minuta, ditën qe ata u takuan me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.

Sequi viziton grevën e urisë

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, gjatë një takimi me grevistët e urisë, u shpreh se problemi duhet të gjejë zgjidhje të menjëhershme.

Por, ai i ka këshilluar ata të heqin dorë nga mënyra se si po e kërkojnë të drejtën e tyre dhe se greva e urisë është e dhimbshme.

Nga ana e tyre, në dialog me ambasadorin e BE-së, vetë ish-të burgosurit politikë shprehën kërkesat ndaj qeverisë dhe nuk pranuan të dalin nga kjo grevë urie deri në plotësimin e tyre. Për këtë ata i kërkuan ndihmë edhe vetë ambasadorit.

“Kam lexuar çfarë ka ndodhur për 50 vjet në Shqipëri dhe vetëm mund të imagjinoj çfarë keni kaluar ju. Unë mendoj se ky problem duhet të zgjidhet, por greva nuk është e mirë dhe besoj se duhet të ketë një tjetër zgjidhje”, deklaroi Sequi duke iu drejtuar grevistëve.

Top Channel