Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar dy rruge që lidhin fshatra të
komunës Dajt dhe Farkë me njëra-tjetrën dhe me kryeqytetin në një
gjatësi prej rreth 6.4 kilometrash.

Ne, – tha kryeministri, – do te asfaltojme cdo rruge jo vetem ne qarkun e Tiranës, por ne te gjithe vendin.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ju keni nevojë për shkolla të reja, për infrastrukturë më të gjerë dhe ju garantoj se sic ndërtuam këtë rrugë, do të ndërtojmë tërësisht infrastrukturën, gjersa juaj të ndiheni me infrastrukturë të njëjtë me cdo lagje të kryeqytetit të vendit. Ne qëndrojmë të vendosur të asfaltojmë në këtë qarkcdo kilometër rrugë aty ku banojnë banorët e këtij qarku”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha vuri theksin ne rritjene ekonomike  gjate katerv viteve te fundit duke theksuar si prioritet te qeverisjes se tij uljene papunesise duke hapur vende te reja pune.

“Këto u ndërtuan që të gjitha duke luftuar korrupsionin me zero tolerancë. Këto u ndërtuan që të gjitha duke bërë që ekonomia shqiptare të mos zhytet në krizë, për shkak të klimës së favorshme që kemi krijuar dhe krijojmë për bizneset.Këto u ndërtuan që të gjitha sepse kjo ekonomi në katër vitet e fundit u rrit 4 herë më shumë sesa mesatarja e Rajonit, po sipas Komisionit Europian”, tha Berisha.

Dy rruget e reja në komunën Farkë dhe Dajt do t’u shërbejnë rreth 20 mije banorëve, të cilet tashme do te komunikojne me shpejt me qytetin.
 

Top Channel