Fier, vret vjehrrin dhe veten

23/08/2012 00:00

Një emigrant i kthyer nga Greqia 3 muaj më parë dhe ish-vjehrri i tij
humbën jetën të vrarë me armë zjarri mesditën e së enjtes në fshatin
Seman në Fier.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti pa jetë trupin e 60-vjeçarit Miço Koçi, i cili ishte në shtëpinë e tij. Pak minuta më vonë edhe trupin e shtetasit Gentian Nushi 34 vjeç. Viktima e pare ishte qelluar nga ish-dhëndri i tij me nje arme gjahu. Pas vrasjes 34-vjeçari ka ikur ne banesen e tij ka mbushur serish armen dhe ka qelluar veten duke humbur jeten menjehere.

Ngjarja e rende sipas hetimit te policise dhe deshmive te banoreve te zones ka si motiv konfliktet e shpeshta familjare. 34-vjeçari ishte martuar me vajzen e 60-vjeçarit që vrau dhe me të kishte edhe dy fëmijë. Dy vjet me pare per shkak te marrëdhënieve të këqija ata ishin divorcuar dhe vetëm 3 muaj me parë 34-vjeçari ishte kthyer perfundimisht nga emigracioni.

Ai ka lene ne Greqi ish gruan dhe dy femijet dhe duket se konfliktet kane vijuar pas kthimit me ish-vjehrrin e tij te cilin e vrau me arme zjarri rreth pres 12.00 e me pas vrau veten.

Policia pasi siguroi provat e ngjarjes ka marre ne pyetje familjaret e viktimave per te mesuar shkaqet e kesaj ngjarje tragjike.

Top Channel