Grabitja e rreme e kazinosë

21/08/2012 00:00

Një 24-vjeçar u arrestua nën akuzën e kallzimit të rremë.

Bashkim Hoxha deklaroi në komisariatin numër 2 se pika e lojërave të fatit ku ishte i punësuar në afërsi të rrugës “Mine Peza” është grabitur me armë në orët e vona të natës.

Sipas kallëzimit të tij të rremë, dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në lokal dhe i kanë marrë një sasi prej 2.7 milionë lekësh.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe pasi kreu hetimet e saj doli në përfundimin se vetë punonjësi i pikës së lojërave të fatit i kishte humbur paratë duke luajtur në pikën e llotos që kishte në përdorim.

Top Channel