Delvinë, zjarri kërcënon banesat

08/08/2012 00:30

Edhe Delvina, ka hyrë në hartën e tokave që përfshihen nga zjarri në këtë verë përcëlluese, teksa një vatër zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha me pisha dhe ullinj.

Vatra e zjarrit ishte shumë pranë banesave të qytetit dhe situata me kalimin e minutave u bë alarmante.

Për fikjen e zjarrit u angazhuan zjarrfikës nga Delvina, Saranda dhe Gjirokastra. Zjarrfikësit u përpoqën të ndalonin që flakët të shkonin në drejtim të banesave.

Ndërkohë një vatër e dytë zjarri në Delvinë ishte regjistruar 2 orë më parë në fshatin Vllahovë.

Terreni i vështirë u krijoi mjaft pengesa zjarrfikësve për fikjen e zjarrit.

Top Channel