Saranda në legjendën e ujit

06/08/2012 00:00

Uji per Saranden eshte kthyer tashme ne legjende. Oprje vitesh furnzimi,
vecanrisht ne sezonin e veres eshte i pamjaftueshem dhe mjaft
problematik. Veçanërisht ne lagjet periferike te qytetit furnizimi me ujë
bëhet për pak minuta vetëm një herë në ditë. Qytetarët thonë se situate
po zgjat prej vitesh.

Bashkia e qytetit thote se ajo nuk eshte e perfaqesuar ne Bordin e Ujësjellësit, megjithëse është aksioneri kryesor dhe se nuk ka asnjë informacion per menaxhimin. Bashkia ka mundur te fusë ne perdorim një mjet depozitues që i përgjigjet rasteve emergjente, por kjo eshte e pamjaftueshme.

Nga ana tjetër kreu i Drejtorisë së Ujësjellësit Qesko Cakalli pranonse sasia e ujit që furnizon aktualisht Sarandën është e pamjaftueshme. Burimi aktual me ngritje mekanike ne Viron mund te sjellë rreth 10 mijë litra ujë në ditë, por per shkak te humbje në rrjet furnzimi i me uje bie ndjeshem.

Investimi për vënien në punë të burimit të Navaricës duhet të kishte filluar 7 vjet më parë. Ky burimi me rënie të lirë përveçse do të evitonte koston për energji elektrike do të shtonte me 100 litra ujë në sekondë sasinë në rrjet.

Në Sarandë operojnë rreth 1000 biznese klientë të ujesjellësit, ku përfshihen bare dhe restorante. Trajtimi preferencial i tyre për shkak të sezonit turistik, ule edhe më teper sasinë që mbërrin tek 10 mije konsumatorët e tjere, shumica familje.

Top Channel