Gara për në universitete, përfundon aplikimi

06/08/2012 00:00

Rezultatet e maturanteve fitues në universitetet publike të Tiranës
pritet të dalin në shtator. Në daten pesë gusht ka përfunduar aplikimi
online i maturantëve, të cilët kane zgjedhur degën e preferuar, duke
ditur piket e tyre, por edhe kufirin e fituesve gjate tre viteve te
shkuara.

Por qindra te tjere nuk kane mundur te aplikojne. Ministria e Arsimit, brenda kësaj jave do të japë një tjetër date, por vetëm për të rinjtë të cilët kane patur motive madhore për t’u mos u paraqitur në datën zyrtare

“Për formularin A2, kush nuk ka arritur deri në 5 gusht për arsye të ndryshme si përshembull pjesëmarrje në aktivitete kombëtare apo ndërkombëtare ka qenë i sëmurë, apo rrethana të tjera të forta do t’i sigurohet mundësia e aplikimit në një datë tjetër. Me anë të mediave do të bëhet e ditur kjo datë”, thotë Alfons Harizaj, drejtor i Përgjithshëm në Vlerësimin e Maturës Shtetërore.

Ne gjithe vendin numerohen rreth 29 600 te rinj qe kane aplikuar per te fiturar nje te drejte studimi. Menyra e plotesimit te formularit ka qene online dhe per Ministrine e Arsimit ka rezultuar nje proces mjaft i suksesshëm.

Top Channel