Nëpërmjet njoftimeve nëpër gazeta një 23-vjeçare nga Kruja ka mashtruar të
paktën 16 persona në Tiranë, të cilëve u merrte parapagim nga 30 deri 45
mijë lekë të reja për dhënien me qira të një banese që nuk ishte pronë e
saj dhe më pas zhdukej.

Kjo eshte historia e te pandehures Suada Kasa, e cila eshte derguar kete te hene per gjykim nga Prokuroria e Tiranes per akuzen e mashtrimit me shume se nje here. Sipas prokurorit te çështjes, vajza nga Kruja e cila jeton ne periferi te Tiranes, pasi merrte me qira nje hyrje kryesisht ne zonen e ’21 Dhjetorit’ prane ‘Sabaudin Gabranit’, prane ‘Zogut te Zi’ ose ‘Don Boskos’ linte njoftim ne gazeta te ndryshme per dhenie me qera te kesaj banese.

Gjate kontaktit me viktimat e saj, vajza u kerkonte atyre parapagim per 3 deri ne kater muaj, duke i joshur ata me nje qira me te ulet ne raport me çmimet e banesave ne keto zona. 16 persona mes te cileve shumica jane studente nga rrethet e kane kuptuar qe jane mashtruar prej te panjohures ne momentin qe pronaret e vertete te baneses kane trokitur per te kerkuar qirane e shtepise.

Sipas prokurorit ata kane denoncuar ne polici dhe pas pershkrimit fizik te 23-vjeçares agjentet e krimeve kane rene ne gjurmet e saj. E akuzuara i ka deklaruar policise dhe prokurorise se nuk e mbante mend sa persona kishte mashtruar ne kete formë, por sipas saj ajo e kishte gjetur kete menyre jetese, pasi kishte probleme ekonomike.

Top Channel