Tritoli në Pogradec, detyrim paraqitjeje për autorët

16/07/2012 00:00

Gjykata vlerëson si të ligjshëm arrestimin e vëllezërve Olldashi, të
cilët u akuzuan si autorët e vënies së tritolit në lokalin e
ish-futbollisti Gjergj Leka në Pogradec, ndersa prokuroria e Pogradecit
ka kerkuar per ta vetem detyrim paraqitje gje qe ështe pranuar nga
Gjykata e Shkalles se Pare ne Pogradec.

Edhe pse ish-futbollisti ka rrefyer se e gjithe familja e tij eshte ne rrezik pasi vazhdimisht kercenohet nga nje grup te rinjsh te qytetit te Pogradecit ata mbeten te lire. Sipas te dhenave te policise arrestimi i dy vellezerve Andrea dhe Martin Olldashi, perkatesisht 25 dhe 23 vjec eshte bere mbi bazen e nje deshmitari okular, i cili i ka pare ata prane lokalit vetem pak momente para se te degjohej shperthimi, ndersa ka pasur edhe prova te  tjera te siguruara permes rrugeve operative.

Por dy vellezerit jane lene ne detyrim paraqitje, pavaresisht se vepra penale qe rendon ndaj tyre eshte ‘shkaterrim i prones me eksploziv ne bashkepunim’.

Familja e ish-sportistit eshte duke jetuar nen terorin e nje grupi te rinjsh nga qyteti i Pogradecit prej dy vitesh, ku fillimisht atyre u jane kerkuar shuma marramendese lekesh nen kercenimin e armes nga 26-vjeçari Meardi Berberi dhe 28-vjeçari Aleks Hamzallari. Berberi dhe Hamzallari jo vetëm i kanë vënë gjobë dy vjet më parë ish-futbollistit, por pas daljes nga burgu i morën djalin peng, i ngacmuan nusen e djalit, bënë shpërthimin me tritol dhe tani synojnë zhdukjen e tij dhe të familjarëve, duke perfituar nga lidhja familjare qe kane me njeren prej prokuroreve te rrethit te Pogradecit. Nga ana tjetër, policia sqaron se vëllezërit Olldashi janë shokët e ngushtë të dy gjobvënësve Meard Berberi dhe Aleks Hamzallari.

Top Channel