120 gjyqtarë, të cilët janë anëtarë në Unionin e Gjyqtarëve deklarohen
pro kufizimit të imunitetit, por në mënyrë kategorike kundërshtojnë
heqjen e plotë të imunitetit.

Pas përfundimit të një takimi për çështjen e imunitetit, kryetari i Unionit të Gjyqtarëve Ervin Metalla thotë për Top Channel arsyet se përse kundërshtohet heqja totale e imunitetit të gjyqtarëve dhe çdo të thotë propozimi për kufizim imuniteti.

“Heqja e imunitetit do ta ekspozonte gjerësisht pushtetin gjyqësor ndaj risqeve që cënojnë pavarësinë e tij, ndërhyrjes së pushteteve të tjera. Ndërsa kufizimi i imunitetit për veprat penale që lidhen me detyrën, mundet të krijojnë ekuilibrin e nevojshëm. Kur flas për kufizim të imunitetit kam parasysh, që për disa vepra penale, për një kategori të caktuar të veprave penale, siç është korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës, ndjekja penale ndaj gjyqtarëve të mund të fillojë pa qenë nevoja për autorizimin paraprak të KLD-së. Kjo do të thotë që autoritetet proceduese, të mund të kryejnë veprime hetimore, me përjashtim të atyre veprimeve që cënojnë lirinë e gjyqtarit dhe paprekshmërinë e banesës”, tha Metalla.

Aktualisht, gjyqtaret kane imunitet te pergjithshem ose thene ndryshe pacenueshmeri personale ,qe do te thote se ndaj tyre nuk mund te filloje nje procedim penal, pa marre fillimisht nje autorizim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Koncepti i imunitetit per gjyqtaret hyri per here te pare ne vitin 1992 gjate ndryshimeve ne dispozitat perkatese, ku dhe u parashikua ne nenin 10, se gjyqtaret e Shkalles se Pare dhe te Apelit kane imunitet dhe se levizja e tyre nga detyra mund te behet vetem nga organi kompetent.

Nderkohe qe ndryshimet e fundit per imunitetin e gjyqtareve jane shenuar ne 2008, ne te cilin percaktohet se Gjyqtari i Shkalles se Pare dhe ai i Apelit mund te ndiqet penalisht, por me kushtin qe autorizimi per fillimin e procedimit penal te miratohet nga KLD. Mes te tjerash, ne kete ligj eshte shtuar dispozita ne te cilen thuhet se gjyqtari mund te ndalohet apo arrestohet vetem nese kapet ne kryerje e siper te nje krimi, apo menjehere pas kryerjes se tij.

Top Channel