FRESSH ka reguar për keqmenaxhimin e arsimit dhe një sërë skandalesh që
shoqëruan provimin e Maturës Shtetërore disa ditë më parë.

Të rinjtë e FRESSH ngritën shqetësimin e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke akuzuar drejtuesit e saj për këtë dështim të radhës me Maturën Shtetërore, që sipas tyre tashmë ka prodhuar një dëm të pariparueshëm në cilësinë e arsimit shqiptar e veçanërisht tek ata që do t’i drejtohen auditorëve të universiteteve.

“Forumi Eurosocialist Shqiptar është tejet i shqetësuar në lidhje më të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar së fundmi me Maturën Shtetërore. Të gjitha këto ngjarje kanë treguar sesi sistemi arsimor shqiptar ka dështuar. Si është e mundur që Ministria e Arsimit nuk është në gjendje të menaxhojë qoftë edhe një provim të thjeshtë mature, duke lejuar që nxënësit të futen me aparat celular dhe për më tepër që pyetjet e provimit janë bërë publike nëpër rrjete sociale gjë që ka shkaktuar më pas një kopjim masiv në të gjithë Shqipërinë. Anomalia vazhdon edhe më tej ku sot Ministria Arsimit ka rënë ndesh me parimet e veta. Sot supozohet që gjimnazet të jenë institucione të depolitizuara, por ajo që ka ndodhur është krejt e kundërta, pikërisht sepse në një nga provimet e maturës shtetërore është futur një pyetje e cila e politizon komplet si institucion arsimor. Dhe mbi kurrizin e kujt bie e gjitha kjo?! E gjitha kjo bie mbi kurrizin e gjithë motrave dhe vëllezërve tanë, një notë e cila është fituar në bazë të mundit dhe të punës së tyre e cila barazohet me notën e gjitha atyre njerëzve që janë të aftë që ta fitojnë këtë notë vetëm nëpërmjet pagesës dhe blerjes së pyetjeve ose nëpërmjet kopjimit, ashtu siç u kopjua”, u shpreh nënkryetarja e FRESSH për shkollat e mesme, Maria Myridinas.

Skandaleve ne arsim dy dite me pare iu shtua edhe ai i shitjes se notave kaluese kundrejt pageses. Edhe pse nje fenomen i perhapur rëndomë ne shume universitete, ne Elbasan policia e krimit ekonomik arrestoi nje pedagog ndersa kishte ne xhep zarfat me parate qe u kishte marre studenteve per provimet e matematikes.

Top Channel