Lëvizja Nano: Berisha pengon integrimin

28/06/2012 00:00

Në një njoftim për shtyp “Lëvizja Nano” ka sulmuar kryeministrin Berisha i cili sipas drejtuesve të kësaj lëvizje po përdor presidencën e radhës së Këshillit të Europës si sukses personal duke shmangur në këtë mënyrë, sic thuhet më tej, përgjegjësitë në dështimet e njëpasnjëshme në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Me tej shefi i qeverisë konsiderohet si përgjegjësi kryesor i krizës ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Sipas Lëvizjes Nano shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të tillë të dështuar, që sic thuhet mes radhëve vendos pushtetin e tij përballë atij të qytetarëve.

Në përfundim theksohet se kjo lëvizje do të synojë bashkimin e të majtës dhe drejtimin e saj në fitoren e zgjedhjeve të 2013-ës.

Top Channel