Pezullohen gardianët dhe drejtori

05/06/2012 00:00

Ministria e Drejtësisë ka pezulluar Drejtorin e Burgut të Shënkollit në
Lezhë, ndërsa një ditë më parë ishin pezulluar edhe shtatë gardianë.

Shkak eshte bere ngjarja e tentatives se vrasjes dhe plagosjes se rende te shtetasit Kleves Muja. Muja me detyre kryetar i komunes Rrethina ne Shkoder ishte arrestuar sepse kerkohej nga Interpol Roma me akuzen e trafikut te droges.

Ai mbahej ne burgun e Shenkollit ne pritje te daljes para gjykates per ekstradim ose jo por gjate qendrimit ne nje dhome me shtetasin Xheladin Kruja, 33 vjec eshte qelluar nga ky i fundit me nje mjet te mprehte. Policia nuk ben te ditur shkakun qe coi ne kete ngjarje, nderkohe qe i plagosuri eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Kleves Muja u arrestua me 1 qershor dhe policia e shtetit beri te ditur se ai u arrestua sepse kerkohej prej dy vjetesh nga shteti italian.

Top Channel