Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në unazën veriore të qytetit të Korcës. 

Shkak për humbjen e kontrollit të mjetit dhe daljen nga rruga duket se ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën ishte duke udhëtuar në lagjen numër 10 të qytetit.

Drejtuesi i mjetit me targa amerikane, Nesti Shkodrani, 53 vjec gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia tha se automjeti tip Honda u përplas fillimisht me 4 pemë, kapërceu një trotuar dhe pasi bëri karambol përfundoi në një shesh  ndërtimi.

Sipas të dhënave nga policia automjeti ka qenë në pronësi të njërit prej të plagosurve i identifikuar si Sotir Trebicka, ndërsa i plagosuri tjetër është Arben Brahimllari.

Nga informacionet dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel