Për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Arben Rakipin, ligji për lejimin e
hetimeve të EULEX-it në Shqipëri, për të verifikuar akuzat e Dick
Marty-t, ka zgjidhur vetëm një situatë politike, për kompetencat dhe
privilegjet që i ka dhënë një autoriteti të huaj.

Rakipi shprehet se u demonstrua i gjithë vullneti i duhur, për t’i dhënë atë të drejtë, që shqiptarëve nuk i është dhënë asnjëherë.

“Them se ka zgjidhur situatë politike, duke e marrë në tërësi, si tek kompetencat, privilegjet, mënyrën e komunikimit të autoritetit të huaj, ashtu deri tek një mungesë totale reciprociteti, kur vjen fjala për situata të ngjashme, të cilat shqiptarët mund t’i kenë patur në jetët ose kurrizin e tyre. Gjëmat që ata kanë vuajtur gjatë këtyre viteve dhe kërkush nuk është kujdesur që të bëjë një ligj të ngjashëm, në mënyrë që t’i lejojë shqiptarëve për të verifikuar çfarë ka ngjarë me ta”, thotë Rakipi.

Per ekspertin e jurisprudences, shume dispozita te ketij ligji do te krijojne nje ngerç juridik, pasi jane edhe pjese e Kodit te Procedures Penale dhe nga pikëpamja juridike ky kod ne vend, eshte nje ligj hierarkik me i larte.

“Në këtë pikëpamje shihen dispozita të këtij ligji, të cilat vihen në dyshim lidhur me aplikueshmërinë e tyre, përsa kohë ligji në pikëpamjen e hierarkike më të lartë i rregullon gjërat ndryshe. Kështu që kush ka të bëjë me këtë ligj nesër, kur ai do të nisë të aplikohet, ose kushdo që mund t’i nënshtrohet këtij ligji si dëshmitar, do të verë në pikëpyetje faktin se cilën dispozitë juridike të zbatojë, këtë që po flasim bashkë, apo elementët që janë të përshkruara hollësisht në Kodin e Procedurës, që nga pikëpamja hierarkike është ligj më i lartë”, tha Rakipi.

Per ish-drejtuesin e akuzes shqiptare, dhënia e të drejtës së arrestimit nje organi te huaj eshte shqetesim akoma edhe me i madh.

“Eshtë një shqetësim i madh që ka të bëjë me autoritetin e institucioneve tona, nëse ato do të vazhdojnë të aplikojnë sovranitetin, që u është ngarkuar për të aplikuar, kur vjen fjala për ndihmën juridike të ndërsjelltë, apo do të lejojnë kolegë të tjerë që vijnë nga një juridiksion tjetër dhe manovrojnë sipas procedurave të tyre në vend. Kjo e dyta është e palejueshme”, tha Rakipi.

Dhenia e imunitetit diplomatik EULEX-it eshte nje paragjykim per Arben Rakipin, se ketij organi mund t’i ndodhe dicka ne Shqiperi, duke shprehur qarte kundershtine e tij per nenin 14 te ketij ligji.  

“Mbase është menduar të rregullohet me Konventën e Vjenës, për dhënien ose njohjen e imuniteteve, por gjykoj që një autoritet juridik, qoftë edhe e EULEX-it, nuk ka një arsye të besueshme përse duhet të gëzojë një imunitet diplomatik. Duket sikur paragjykohet një situatë, kur atyre u nevojitet një mbrojtje e tillë”, thotë Rakipi.

Ish-prokurori e mbyll intervisten e dhene per Top Channel, duke sqaruar se politika ishte kompakte ne vend, ne momentin me te papershtatshem dhe se i vetmi instrument, qe mund t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese per shfuqizim do te jene vetem ata qe do t’i nenshtrohen ketij ligji ose vete gjykatat qe do te procedojne me të.

Top Channel