Berisha-Fini, interes strategjik për projektin TAP

08/05/2012 00:00

Kryeministri Berisha u takua të mërkurën me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, Gianfranco Fini.

Në takim u diskutua edhe për projektet e mëdha energjetike pan-evropiane. Lidhur me këtë u nënvizua interesi strategjik i projektit TAP, në kuadër të sigurisë energjetike jo vetëm në Shqipëri dhe në Itali, por dhe në mbarë rajonin dhe Evropën.

pasi vlerësoi marrëdhëniet dypaleshë, Fini nënvizoi interesin e Italisë në stabilizimin dhe progresin e Ballkanit, si një interes parësor i Italisë dhe siguroi Kryeministrin shqiptar për angazhimin e pandryshuar në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë.
 
Kryeministri Berisha u shpreh se është me rëndësi të madhe paraqitja sa më e mirë tek investitorët italianë e këtyre potencialeve dhe forumet e biznesit, si ai që u zhvillua sot, janë një mundësi e shkëlqyer.
 
Kryeministri Berisha e ftoi zotin Fini të vizitojë Shqipërinë në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi nga zoti Fini.
 

Top Channel