“Mafia e kromit” në Bulqizë

07/05/2012 00:00

Partia Socialiste ka depozituar në kryesinë e Kuvendit një kërkesë për
një interpelancë urgjente me kryeministrin Sali Berisha, për skandalin e
kromit të Bulqizë.

Janë 7 deputetë socialistë, ata të cilët kanë iniciuar kërkesën e interpelancës duke marrë shkas nga denoncimet publike të ish-drejtorit të policisë së qarkut të Dibrës, Shemsi Premçi.

Ky është shpjegimi përse deputetët e opozitës iniciojnë këtë interpelancë me kreun e qeverisë shqiptare:

“Thërritet për të dhënë shpjegime kryeministri Sali Berisha lidhur me zbatimin e legjislacionit në fuqi, të marrëveshjes koncesionare, për shfrytëzimin e kromit në Bulqizë, mbi shfrytëzimin e burimeve minerare në tërësi, akuzat publike për shkelje të ligjit dhe kontrabandës së kromit, shfrytëzimit abuziv të pasurisë minerare dhe rrezikshmërisë së lartë, që kjo situatë paraqet për jetën e minatorëve dhe të banorëve në zonat e implikuara si dhe për të ardhmen e vendit”.

Rikthimi i çështjes së kromit në Parlament pritet të shoqërohet nga një debat i fortë mes deputetëve të opozitës dhe mazhorances. Pak dite me pare, ish-drejtori i policisë së Dibrës, ndersa dha doreheqjen akuzoi ashper qeverine se ia ka lene shfrytezimin e minierave te kromit ne dore mafias, pjese te ciles, sipas Shemsi Premçit, eshte edhe Policia e Shtetit.

Top Channel