Ngritja e menjëhershme e temperaturave ka rritur rrezikun e rënies së
zjarreve në masivet pyjore ne Kukes. Në  orët e mbrëmjes së te martes
një vatër zjarri është  shfaqur në masivin pyjor të malit të Koretnikut.

“Nuk dihen shkaqet e rëniës së këtij zjarri, ndërsa  për shuarjen e tij janë mobilizuar punonjës të ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor dhe  banorë të fshatrave të komunës së Tërthores”, pohojnë  specialiste të Ndërmarrjes së Shfrytëzimit Pyjor.

“Në këtë periudhë rreziku i rënies së zjarreve është në rritje. Kjo ka bërë qe te merren masa për kontrollin e situatës. Kështu në bashkëpunim me pushtetin vendor janë ngritur grupet e sinjalizimit, grupet e shuarjes së zjarreve, gjë që mundëson kontrollin gjatë 24 orëve të situatës. Për kontrollin e situatës, nga specialistët e pyjeve kërkohet një bashkëpunim më i mirë me drejtuesit e pushtetit lokal, në kushtet kur mbi 70 për qind e pasurisë pyjore ka kaluar në përdorim të pushtetit vendor”, thonë specialistët.  

Top Channel