Sekuestrohen 58 kg kanabis, katër në pranga

02/04/2012 00:00

Në dy operacione të ndryshme sektori i antidroges ne policinë e Shkodrës
ka sekuestruar 58 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe janë vënë
nën pranga 4 persona.

Në operacionin e koduar “Vrakë” janë arrestuar shtetasit Paulin Lulaj 18 vjec dhe Bardhok Kodra 35 vjeç, pasi ketyre shtetasve ne tregun e fruta-perimeve në lagjen Dobrac i janë gjetur dhe sekuetruar 34 kilogramë lende narkotike kanabis sativa.

Pak orë më vonë në një tjetër operacion të koduar “Buna” janë vënë nën pranga dy shtetas të tjerë Fran Nou 27 vjec nga Oblika dhe Petrit Bredhiti 28 vjec nga Gruemira. Ketyre shtetasve u është sekuestruar në afërsi të urës së Bunës dy thasë me 24 kilogramë kanabis sativa.

Top Channel