Ikonomus nën hetim për abuzime

22/03/2012 00:00

Ish-konsulli grek i Korçës Theodhoros Kamarinos Oikonomou është thirrur
per te deshmuar ne nje komision hetimor te Ministrise se Jashtme te
Greqise.

Lajmin e publikon gazeta “To Paron”, e cila sqaron se ai do te deshmoje perreth kater dite ndaj ketij komisioni, duke ju pergjigjur nje aktakuze qindra faqesh, qe eshte ngritur ndaj tij dhe qe ka te beje me keqtrajtim te çeshtjeve te konsullates, si dhe mungeses se dokumentacionit ne dhenien e vizave.

Urdhëri per daljen e tij para komisionit hetimor eshte dhene nga ambasadorja Aleksandra Papadhopulu, pas dy deshmive anonime ndaj tij si dhe nje akuze nga shoferi shqiptar i Konsullates se Korces.Gazeta ne fjale, qe i perket spektrit konservator me tendenca te theksuara etnike, konsideron se diplomati grek eshte thirrur per hetim vetem 6 muaj pasi eshte kthyer nga Shqiperia, me kerkese te organeve shqiptare, per arsye te bindjeve dhe deklaratave publike te tij ne ceshtjen e Vorio Epirit.

Top Channel