Ndërron jetë ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi

21/03/2012 00:00

Ish-ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi, ka nderruar jete në moshën 51-vjeçare mëngjesin e së mërkurës në një spital në Austri.

Ish-ministrja ishte e shtruar në repartin e neurologjisë, pas nje aksidenti ne 17 dhjetor te vitit te kaluar.
 
Ne aksidentin e rende Uruçi u perfshi se bashku me bashkeshortin e saj Dashamir, në kilometrin 12 ne autostradën Tiranë-Durrës. Uruçi mbeti e plagosur rende ndersa u transportua me vone drejt Austrise.

Pas me shume se tre muaj mjekimesh ajo nderroi jete. Zonja Uruçi u perfshi ne politike ne vitet 2000, ku ishte edhe anetare e kabinetit qeveritar te kryesuar nga Ilir Meta.

Top Channel