Trajtim specifik për të dënuarit

20/03/2012 00:00

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi dhe ai i shëndetësisë, Petrit Vasili kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për krijimin e kushteve dhe standardeve për trajtimin e të dënuarve që kanë probleme me shëndetin mendor.

Halimi u shpreh në fjalën e tij se memorandumi parashikon angazhimin e të dy ministrive për gjetjen e financimit dhe ngritjes se një qendre më vete për trajtimin e të dënuarve që kanë probleme mendore.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi theksoi faktin se trajtimi i të dënuarve me probleme mendore përbën edhe një nga rekomandimet e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Më pas të dy ministrat kanë firmosur memorandumin e bashkëpunimit, i cili shumë shpejt do të duhet të realizojë konkretisht angazhimet që parashikohen.

Top Channel