Rritet qiraja e apartamenteve

17/03/2012 00:00

“Kërkoj një apartament të vogël me qira”. Kjo është kërkesa më e madhe e
qindra të rinjve, por edhe emigrantëve, të cilët janë kthyer kohët e
fundit në Shqipëri.

Perfaqesuesit e agjencive te ndryshme pohojne se kerkesa per apartamentet e vogla brenda Unazes, por edhe jashte saj eshte rritur, çka ka ndikuar edhe ne rritjen e cmimit te ketyre banesave.

“Eshtë rritur kërkesa për apartamentet të lirë dhe ekonomikë. Për pasojë është rritur edhe çmimi i apartamenteve me sipërfaqe të vogël”, thotë Alpens Fila, nga Agjencia “Inf ’93”.

“Qiratë më të kërkuara janë ato të ulëta dhe të mesme. Shtëpitë më të lira janë diku te 15-20 mijë lekë dhe 30-35 mijë lekë. Këto shtëpi gjenden kryesisht në periferi ose rreth periferisë, në zonat e reja të urbanizuara”, thotë Gentjan Filaj, nga “Alfa Information”.

Por ndërsa kërkesa për këto apartamente të vogla është rritur ndjeshem, vihet re se ka një ulje te madhe të kërkesave për blerje të banesave, por edhe per apartamentet e medha ne qender te kryeqytetit.

“Kërkesa për blerje është shumë e dobët. Të huajt që jetojnë këtu po synojnë apartamente 400-500 euro ose apartamente dhomë e kuzhinë”, thotë Fila.

Perfaqesuesit e agjencive tregojne se nje ngerç te madh po hasin prej disa vitesh pronaret qe kane dyqane ne rruget dytesore dhe tretesore. Ato nuk jepen me qera dhe prej disa kohesh, ndertuesit nuk projektojne dyqane ne katet e para.

“Firmat e ndërtimit katet përdhe i kanë bërë dyqane dhe njerëzit që kanë blerë kanë bërë një investim të keq, sepse ato kanë një kohë të gjatë që nuk jepen me qira”, thotë Filaj.

Ne kete periudhe jane te shumte, individet qe kerkojne te shesin apartamente ne zona te ndryshme te Tiranes, por perfaqesuesit e agjencive pohojne se blerjet jane fare te pakta.

Top Channel