Fushë-Bulqizë, dy fëmijë në mëshirë të fatit

08/03/2012 00:00

Dy fëmijë nga Fushë-Bulqiza, nuk kanë më përkujdesjen e prindërve të
tyre. Nëna e sëmure prej kohësh jeton te të afërmit, ndërsa babai
invalid është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës.

Pak ditë më parë shtepia ku ata banonin u shemb pjeserisht per shkak te debores dhe babai i tyre invalid nuk mund ta riparoje. 47-vjecari, Ferit Doga kerkoi ndihme per femijet e tij, pak pas shembjes se baneses

Por tani babai i dy femijeve eshte shtruar ne spital me kriza te forta epileptike dhe mjeket thone se shkak i rendimit eshte bere gjendja e keqe e javeve te fundit.

Femijet e vegjel tashme jane shperngulur te te afermit qe perkujdesen per ta ne pritje te lajmeve te mira per shendetin e prinderve. Pak jave me pare kete familje te varfer e vizituan edhe ambasadoret e Hollandes dhe Sllovenisë, te cilet cuan disa ndihma ushqimore, ndihma e vetme dhe mesa duket e pamjaftueshme.

Top Channel