Një ngjarje e rëndë u regjistrua rreth orës 20:00 në qytetin e Milotit, rrethi Kurbin në afërsi të varrezave.

Dy vëllezër kanë qënë duke ecur në këmbë dhe pikërisht në këtë moment ata janë qëlluar me armë zjarri automatik.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 24 vjecari Ardjan Kol Gega, ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij, 27-vjecari Altin Gega, ky i fundit është cuar në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmën e parë e menjëherë nga aty si shkak i plagëve të rënda është nisur në gjëndje të rëndë për jetën në drejtim të Spitalit Ushtarak.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu të kryesuara nga vetë Drejtori i Policisë, Muharrem Furriku si dhe grupi hetimor.

Deri në këto momente nuk dihen autorët apo ndonjë pistë e saktë zyrtare për shkaqet e atentatit. Burime paraprake jozyrtare flasin se shkak mund të jetë ndonjë sherr jo i castit por më herët në kohë.

Top Channel