Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi një vizitë zyrtare në
Indonezi, duke shënuar vizitën e parë të një politikani të lartë
shqiptar në këtë vend, anëtar i grupit të 20 ekonomive më të mëdha në
botë.

Ne takimin me homologun e saj indonezian, vizita u vleresua si nje gur i rendesishem themeli ne raportet mes Shqiperise dhe Indonezise, ekonomia e te ciles po rritet me shpejtesi.

Ne Asamblene e Unionit Parlamentar te Vendeve Islamike, i cili u zhvillua ne Indonezi, zonja Topalli promovoi mundesite dhe resurset e Shqiperise jo vetem si nje vend per t’u vizituar nga turistet, por dhe si nje vend  me mundesi te medha per investim.

Nje pjese e rendeishme e fjalës së zonjes Topalli në këtë asamble ishte kërkesa per njohjen e pavaresise se Kosoves nga ato vende qe ende nuk e kane ndermarre kete akt.

Zonja Topalli e beri kete kerkese edhe gjate takimeve me autoritetet më të larta të Indonezisë, ne menyre qe, ky vend me influence te madhe ne Azi, te ndikoje për rritjen e  numrit te vendeve që njohin pavarësinë e Kosoves, si një kontribut për paqen dhe stabilitetin.

Top Channel