Nafta ‘Vergine’, në bankën e akuzës vetëm shoferat

31/01/2012 00:00

Me asnjë të pandehur në pranga dhe dy prej tyre të arratisur ka nisur
procesi gjyqësor në ngarkim të 16 të akuzuarve për skandalin e naftes
‘Vergine’.

Shumica e te akuzuarve qe ishin para gjykatesve te kryesuar nga Kreshnik Omari ishin shoferët e kamionëve që transportonin naftën kontrabandë. Para gjykates u prezantuan edhe te akuzuarit per falsifikim dokumentash ne kete skandal, Edmond Ferraj ish-doganier në Vlorë dhe ish-punonjësi i antikontrabandes Arjan Daci dhe i akuzuari për shpërdorim detyre, Dashamir Kasaj, inspektor ne Drejtorinë Tatimore.

Mungonin ne proces dy te pandehurit kryesorë biznesmeni Hajri Elezaj, nen akuze per mashtrim me pasoja te renda, i cili eshte shpallur ne kerkim dhe qe rezulton te jete arratisur, si dhe Iliaz Fisheku nen akuze per mashtrim ne bashkepunim.

Per Hajri Elezajn gjykata lexoi letren e avokatit te tij qe kerkonte shtyrje te procesit per shkaqe shendetesore, e po ashtu edhe per Iliaz Fishekun u lexua letra sipas te cilit edhe ai ishte semure. Referuar dokumentave te prokurorise qe i jane bashkangjitur kerkeses per gjykim, sasia prej 17 mije tone nafte ‘vergine’ nuk eshte eksportuar jashte vendit siç reflektohej ne dokumente, por eshte shitur ne Shqipëri duke u perzire me naften e importit, duke shkaktuar jo vetem evazion fiskal por duke demtuar edhe qytetaret qe kane blere nafte te paperpunuar per makinat e tyre.

Top Channel