Tiranë, vijon protesta për plehrat

26/01/2012 00:00

Prej disa ditësh, dhjetëra gra dhe burra po protestojnë kundër vendimit
për moslejimin e tyre në landfillin e Sharrës. Ata pretendojnë se
vendimi i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës po favorizon një firmë
private.

Keta banore jane zhvendosur nga qytetet te ndryshme te vendit shume vite me pare dhe jane vendosur ne Tirane kane gjetur kete vend si burimin e tyre te te ardhurave.

Te vetëpunesar ne landfillin e Sharres prej shume vitesh, keta banore kerkojne qe te lejohen te punojne ne kete vend.

Plehrat ruhen me policë

Qindra burra gra dhe femije, qe prej vitesh kane punuar per grumbullimin e mbetjeve te riciklueshme ne landfillin e Sharres, prej disa ditesh nuk jane lejuar te punojne.

Me nje vendim, të një institucioni që ende nuk është bërë publik, policia nuk ka lejuar që keta punonjes te vijojne punen e tyre, per grumbullimin e mbetjeve.

Cdo individ qe ka punuar prej vitesh ne kete zone fiton çdo dite nga 500 deri ne 2 mije leke. Nje pjese e banoreve qe jetojne prane zo

Top Channel