Shëndetësia, Vasili: Reforma dhe gjatë 2012-ës

16/01/2012 00:00

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se reformimi i sistemit
shëndetësor do të jetë sfida e këtij institucioni edhe për vitin 2012.

Në analizën para medias për punën e bërë gjatë vitit 2011, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili përmendi disa nga sukseset sipas tij të reformave në sektorin shëndetësor.

“Gjatë vitit 2011 vumë në funksion spitalin e ri të Emergjencave, zbatuam strategjinë e zhvillimit të mjekësisë rajonale, rritem praninë e mjekëve të huaj në ndihmë të mjekëve shqiptare”, theksoi ndër të tjera Vasili.

Ministri Vasili tha se në qendër të punës së cdo profesionisti në shëndetësi duhet të jetë kujdesi ndaj pacientit, rritja e cilësisë së shërbimit ndaj tij.

Top Channel