Makina del nga rruga, bllokohet Fier-Vlorë

13/01/2012 00:00

Qindra automjete kanë qendruar të bllokuara për më shumë se dy orë në të dyja anët e rrugës nacionale Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës”.

Shkak për këtë bllokim është bërë një maune, e cila kishte dalë nga rruga për shkak të një defekti. Rreth 2 km ka qenë vargu i automjetve që prisnin të kalonin në të dy anët e rrugës.

Drejtuesit e mjeteve, sidomos ato që transportonin udhëtarë thonë se ky bllokim u shkakton dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Për të normalizuar situatën, në vendngjarje kanë mbërritur grupe të policisë rrugore. Mjetet që udhëtonin nga Vlora për në Fier, për shkak të bllokimit të trafikut, janë detyruar nga policia rrugore të përshkojnë një rrugë dytësore me një gjatësi rreth 6 km, ndërsa ato që udhëtonin nga Fieri për në Vlorë pas më shumë se dy orësh kanë filluar lëvizjen.

Top Channel