Gërdeci, ushtarakët: Nuk kemi faj

13/01/2012 00:00

Ish-zevendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral Agim
Lala, u paraqit personalisht para gjykatës për t’u mbrojtur përballë
prokurorisë, e cila kërkoi denmimin e tij me katër vjet burg për
tragjedinë e Gërdecit.

“Jam i akuzuar – tha gjeneral Agim Lala – vetem e vetem, se kam qene ne detyren e zevendësshefit te Shtabit te Pergjithshem dhe pjese e grupit qe ka punuar ne ate kohe ne shtab, duke u ndodhur ne vendin e gabuar, ne kohen e gabuar”.

Gjenerali e konsideroi akuzen si kolektive dhe tha, se prokuroria nuk ka analizuar drejt provat e marra per shyrtim nga ana e gjykates. “Une i akuzuari Agim Lala- tha gjenerali,- nuk kam patur dijeni per detyren e hartuesit te memos se dates 22 nentor 2007, e cila percakton Gerdecin, si vendi ku do te demontoheshin municionet dhe nuk kisha te drejte dhe detyre per ta kundershtuar ose kthyer mbrapsht ate. Lidhur me caktimin e vendit te demontimit, nese ishte apo jo i pershtatshem, sqaroj se nuk nuk kam qene pjese e kesaj vendimarrjeje dhe se cdo gje gjendet ne shkresen e Drejtorise se Logjstikes”.

Ne lidhje me perpilimin e dy projekt-urdherave, gjeneral Agim Lala pohoi se kane ndryshime esenciale, shtesa dhe ndryshime ne permbajtje. “Ky është veprim keqdashes ndaj meje i personave te inkriminuar ne radhet e ushtarakeve. Ky veprim eshte bere qellimisht, ne perpjekje per te zbutur apo fshehur pergjegjesine dhe te verteten”, tha Lala. Gjenerali Lala kerkoi pafajesine duke shtuar se ne zyren e tij nuk ka kaluar as per njohje, as per dhenie mendimi ndonje dokumenti qe ka lidhje me kete çeshtje.

Top Channel