Rritja e çmimit të ilaçeve

11/01/2012 00:00

Nëse pulla fiskale e ilaçeve do të kërkohet të vendoset nga fabrikat në
vendet ku prodhohen, atëhere çmimi i ilaçeve do të rritet, pasi ka
kosto.

Këtë e pohojnë importuesit e medikamenteve, të cilet thonë se cmimi i ilaçeve është rritur për shkak të vendosjes së TVSH-së 10 % gjatë vitit 2011 dhe këtë rritje e paguajnë qytetaret.

“Do të ketë kosto, por unë nuk mund të flas, pasi nuk e di se sa kosto ka pulla, plus do të bëhen pagesa të tjera gjatë importimit. Rritjen e çmimit të barnave e rriti TVSH-ja 10 përqind, asnjë gjë tjetër. Rritja e çmimit i kalon direkt qytetarëve”, thotë importuesi Kastriot Zotaj.

Importuesit e ilaçeve nuk jane kunder vendosjes se pulles se dyfishte por kerkojne, qe kur merren inisiativa te tilla, qeveria te konsultohet edhe me ata. Sipas tyre, pulla fiskale e ilaçeve do te prodhohet nga nje kompani, e cila, nuk dihet sa do te vendose çmimin, nderkohe qe numerojne edhe kosto te tjera.

“Kjo pulle dyfishe do te sjelle me shume telashe per biznesin dhe do te coje ne boshatisjen e tregut. Kjo pulle nese do te vazhdoje te behet ne Qendren Kombetare te Kontrollit te Barnave, do te kete lehtesi per biznesin. Por sic kemi degjuar qe ate do ta shtype dikush tjeter, te shkojme t’i marrim, t’ia cojme uzines prodhuese ne Europe, kjo do te jete shume e veshtire, sepse uzinat ne Europe nuk vendosin pulla”, sqaron Zotaj.

Pas paralajmerimit per rritjen e çmimit te ilaçeve nga farmacistet, Ministria e Shendetesise tha se vendosja e pulles ka nje kosto te paperfillshme dhe paralajmerimet per rritjen e cmimit jane abuzive.

Ministria kundër farmacive

Drejtori i Qendrës së Kontrollit të Barnave Besnik Jaku kundërshton deklaratat e Urdhërit të Farmacistit për rritjen e çmimit të barnave me 20 përqind, për shkak të vendosjes së pullës fiskale.

Sipas tij vendosja e kesaj pulle nuk ka kosto që të ndikojë në rritjen e çmimit të barnave. Qellimi i saj eshte te vere me ne kontroll tregun farmaceutik.

“Bëhet fjalë të vendoset një pullë që do të jetë dyfishe, që ka një kosto shumë të vogël, por pak më të madhe se pulla aktuale, e cila nuk ka asnjë lloj ndikimi në çmimin e barnave, nuk bëhet fjalë për të patur asnjë lloj ndikimi. Pulla dyfishe eshtë më e sigurtë, më cilësore. Kemi pullën aktuale që ka një kosto dhe paguan importuesi dhe prodhuesi, nuk ka lidhje me çmimin përfundimtar në shitje. Pulla e re që do të vendoset nuk do të sjellë asnjë lloj ndryshimi në çmimin e barnave. Nuk do të jetë pulla që do të kemi aktualisht, por do të jetë një pullë tjetër”, tha Jaku.

Sipas Jakut nuk ka pasur dhe nuk do te kete rritje te çmimit te ilaçeve, por Urdhri i Farmacisteve kerkon te perhape panik, pasi eshte kunder reformave te ndermarra nga Ministria e Shendetesise ne tregun farmaceutik.

Jaupllari: Ilaçet, 20 % më të shtrenjta

Çmimet e medikamenteve do të rriten me 20 % këtë vit, për shkak të pullës fiskale që do të shtohet në ambalazhet e tyre.

“Eshtë vendosur TVSH-ja e barnave. Eshtë vendosur një pullë, e cila do
të jetë pulla fiskale, që do të rrisë çmimin për vitin 2012 rreth 20
përqind më shumë se sa pulla e sotme, që është vendosur në kutitë e
barnave”, thotë Arjan Jaupllari, president i Urdhërit të Farmacistit.

Presidenti i Urdhërit të Farmacistit

ka radhitur te gjitha problemet e tregut farmaceutik, duke nisur qe nga
heqja e kritereve per ngritjen e një farmacie, cka sipas tij, le pa
sherbim shume zona rurale për shkak të ngritjes së shumë farmacive në të
njëjtën zonë. Por kritika jane leshuar edhe ndaj universiteteve
private, qe sipas tij, diplomojne farmaciste te pakualifikuar.

Top Channel