Dëshmitari i Metës, mashtrues

07/01/2012 00:00

Një ndër strategjitë e Prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, në
konkluzionet përfundimtare për çështjen gjyqësore ndaj Ilir Metës ishte
vënia në pikëpyetje e besueshmërisë së tyre.

Në listën e 21 personave të thirrur në Gjykatën e Lartë, me dëshmitar kryesor Dritan Priftin, ishte po ashtu dëshmitar edhe Bekim Halilaj, përfaqësues i Halilaj Holding Group sh.a.

Prokurori Bujar Sheshi radhiti mes të tjerave 192 thirrje telefonike mes tij dhe Ilir Metës, për të hedhur poshtë pretendimet se ai nuk kishte marrëdhenie të ngushta me Metën dhe se më shumë mik kishte Dritan Priftin.
 
Po ashtu prokurori tha ne gjykate gjate pretences, se per te goditur besueshmerine deshmitarit Bekim Halilaj ai nuk permendi fakte nga e kaluara e tij, sipas te ciles ai rezulton te jete i denuar nga gjykata me nje vendim te formes se prere, ne vitin 1996, per vepren penale te mashtrimit.

Me kete vendimi deshmitari Halilaj u denua me 5 vjet heqje lirie. Bekim Halilaj nuk e kreu asnjehere ate denim, pasi u largua jashte Shqipërise, ne Greqi dhe denimi iu parashkrua. Por nderkohe sipas Prokurorise se Durresit, ne 16 dhjetor te vitit 2011, kater persona kane depozituar ndaj Bekim Halilajt, nje kallëzim penal ne kete prokurori, ku kerkojne nisjen e çeshtjes penale ndaj tij.

Sipas kallëzuesve Bekim Halilaj gjate 1995, u kishte marre borxh nje sasi parash per te zhvilluar nje aktivitet tregtar dhe me pas nuk ua kishte kthyer me. Te kontaktuar nga Top Channel burimet te prokurorise, pohuan se ky kallëzim po verifikohet.

Top Channel