Jensen: Presidenti, testi i politikës për 2012

06/01/2012 00:00

Në një intervistë dhënë për revistën më të re, që do të dalë në treg
ditën e shtunë “Java”, ambasadori danez Karsten Jensen ka analizuar
situatën politike në vend, nga këndvështrimi edhe i marrjes nga ana e
Danimarkës e presidencës së radhës së Bashkimit Europian.

Persa i perket rolit te Shqiperise ne procesin e integrimit, ambasadori danez ka dhene pikepamjet pozitive, qe vendi i tij ka persa i perket zgjerimit dhe afrimit te metejshem ne BE jo vetem te Shqiperise, por edhe te Kosoves, e gjithe Ballkanit. Por ne kete pike zoti Jensen ndalet duke ravijezuar ate qe ai e quan keqinformim dhe propagande politike, qe ka ndikuar ne krijimin ne vend te nje situate te mjegullt, persa i perket arritjes se disa objektivave si sfida te domosdoshme per t’u arritur nga Shqiperia. Për ambasadorin danez, zgjedhja e presidentit të ri, do të jetë prova kyce.

“Duke patur parasysh rolin e Presidencës në ndërtimin konsitucional të Shqipërisë dhe në sigurimin e pavarësisë së institucioneve të tjera, përfshirë Gjyqësorin dhe SHISH-in, zgjedhjet presidenciale do të jenë një test lakmusi i demokracisë shqiptare dhe qëndrimit të Shqipërisë si e tillë.  Prandaj, besoj fort se ka rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të zgjedhë një president të pavarur, të fortë, të panjollosur nga e kaluara apo e tashmja, i pranuar nga të gjithë. Një president i cili të mund të vazhdojë të bashkojë e të sigurojë popullin shqiptar dhe botën jashtë që vendi juaj është i palëkundur në rrugën demokratike”, tha Jensen.  

Ne kendveshtrimin e ambasadorit danez objektivi i vetem qe shqiptaret duhet te kerkojne nga politika duhet te jete me domosdoshmeri marrja e statusit kandidat ne Bashkimin Europian.

“Ajo që është më e çuditshme është fakti se përse elektorati shqiptar, vazhdon të zgjedhë përfaqësues, të cilët nuk e kanë Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të vëmendjes së tyre?!”, thotë ambasdori.

Ambasadori i Danimarkes eshte ndalur edhe tek debatet qe perfshijne, sic thote ai, ndryshimin e projekteve per ndertimin e disa veprave ne kryeqytet, cka sipas tij eshte e patolerueshme, si projekti për xhaminë, deri te ndryshimi i projektit për sheshin “Skënderbej”.

“Të ndryshosh një projekt në mënyrë të njëanshme në minutën e fundit, kam frikë se do t’i bëjë studiot e nivelit botëror dhe të tjerat të shmangin angazhimet në projekte shqiptare. T’i ndryshosh buzëqeshjen Mona Lizës, sepse preferon një ngërdheshje, do të siguroje që Leonardo da Vinçi dhe figura të tjera të këtij kalibri të mendoheshin më shumë se dy herë përpara se t’ju dhuronin talentin e tyre”, thotë ambasadori.  

Nje tjeter pike kyce, ku zoti Jensen eshte ndalur ka qene edhe bojkoti i opozites i cili sipas tij nuk ndikoi ne mosmarrjen e statusit te vendit kandidat nga ana e Shqiperise por perkundrazi, sic thote ai, ndikoi ne shpluhurosjen e disa problemeve te medha e te fshehura prej kohesh. Nderkohe qe ambasadori danez duke ju referuar dica ngjarjeve e ceshtjeve te ndryshme hodhi hije te forta dyshimi mbi nivelin e drejtesise dhe demokracise ne vend.

“Katastrofa e Gërdecit, qetësia shurdhuese që pasoi zbulimet e Wikileaks, dështimet “teknike” të atyre pak çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë që arritën të dalin përpara gjyqit dhe mospërfundimi i çështjes së vrasjeve të 21 janarit, edhe pse po i afrohemi përvjetorit të parë të këtyre ngjarjeve tragjike, por edhe të ngjarjeve dhe veprimeve që i pasuan, i hodhën benzinë dyshimeve rreth drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri”, thotë ambasadori.

Top Channel