Vandalizma në Fushë-Krujë

04/01/2012 00:00

Shtëpia e një mësuesi në Derven të Fushë-Krujës u be objekt sulmi nga persona ende të panjohur.

Ata kishin vendosur nje sasi eksplozivi ne porten e shtepise se tij. Fatmiresisht nga shperthimi i tritolit nuk pati te demtuar, ndersa ne shtepi ndodheshin edhe 3 femije te mitur.

Ndërkohë varrezat e Fushe-Krujës jane bere pre e grabitësve te skrapit. Rreth 50 varreve u janë hequr gjate nates se nderrimit te viteve dhe diteve te para te Janarit, vazot e zbukurimet prej bronzi.

Madje grabitesit nuk kane kursyer edhe rrethimin anësor me kangjella prej hekuri. Ndersa policia ka nisur hetimet, te afërm te te ndjerëve kerkojne mbrojtjen e varreve te familjareve te tyre nga grabitesit e nates, ndersa e denojne me indinjate kete akt te shemtuar.

Pak kohe me pare tre te rinj po nga Fushe-Kruja, u vunë ne pranga për vjedhje te sendeve te ndryshme mbi varre.

Top Channel