Tiranë, nismë kundër rritjes abuzive të çmimeve

30/12/2011 00:00

Bashkia e Tiranes ka gjetur nje tjeter menyre per frenuar rritjen abuzive te cmimeve te produkteve ushqimore.
Duke i vene ne dispozicion ambientet pas Pallatit te Kultures tregtaret do te shesin produkte e tyre me cmime te shumices.

“Tendencat që u vunë re ditën e djeshme për rritje spekulative të cmimeve të artikujve ushqimore marrin sot një përgjigje nëpërmjet këtij tregu. Në iu drejtuam të gjithë atyre tregtarëve të ndershëm, që kanë mbajtur marrëdhënie korrekte me konsumatorët, duke aplikuar cmime dinjitoze, preferenciale, duke garantuar edhe normën e tyre të fitimit, por pa abuzuar. Këtyre tregtarëve Bashkia u vë në dispozicion qendrën e qytetit, tregun e Pazarit të Vetër për të tregtuar mallrat e tyre”, tha nënkryetari i bashkisë Edmond Panariti.

Cdo vit, ne prag festash tregtaret ne vendin tone abuzojne me rritje artificiale te cmimeve duke renduar xhepat e qytetareve. Gjate dy jave te fundit bashkia ndermori kontrolle te perditshme ne tregje, ndersa dy dite para nates se Vitit te Ri ofroi kete hapesire per t’i kunderpergjigjur abuzimit.

Top Channel