Shtyhet zbatimi i ligjit të faljes fiskale

19/12/2011 00:00

Qeveria do të coje në parlament një akt tjetër normativ, që do të shtyjë
zbatimin e ligjit të faljes fiskale deri në fund të shkurtit. Në
mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Berisha tha se shtyrja
bëhet me dy muaj për shkak të fluksit të qytetarëve në zyrat e
regjistrimit.

Ligji i faljes fiskale u ofron qytetareve qe kane blere banesat me cmime me te uleta se ato qe ofron tregu t’i rivleresojne ato kundrejt nje pagese prej 1 perqind nga 10 perqind, qe ata duhet te paguajne normalisht. Kjo do te thote se, nese dikush ka blere nje banese 40 mije euro dhe ajo sot vleresohet 100 mije euro, ne momentin e shitjes, qytetari do te paguaje sipas ligjit aktual 10 perqind te diferences, pra 6 mije euro ne formen e fitimit. Ndersa me ligjin e faljes fiskale, duke bere rivleresimin e baneses se tij sipas tregut aktual, qytetari paguan vetem 1 perqind te diferences ose 600 euro.
 
“Deri sot vetem banesa jane rivleresuar ne nje shume prej 700 milionë dollare dhe kane perfituar 14 mije familje, por jane ne nje dyndje reale ne zyrat e regjistrimit te pasurive. Janë edhe emigrantët që kthehen dhe kjo do të ishte një lehtësim për ta, ndaj edhe ky akt është i domosdoshëm”, tha Berisha.

Gjate mbledhjes se grupit parlamentar kryeministri berisha shprehu vendosmerine e qeverise per te mos lejuar qe vendi te eprballet me nje krize energjitike per shkak te thatesires. Per kete arsye, qeveria do te vazhdoje te bleje energji, pavaresisht cmimit te saj te larte.

“Ne i përmbahemi parimit se çmimi më i lartë i energjisë  është mungesa e saj  dhe bazuar në këtë parim, në mënyrë absolute, nuk do të ndërpritet  qoftë edhe një orë të vetme kund energjia për shkak të çmimit.  
në çdo rrethanë do t’ju garantoj se buxhetit do t’i behet çdo modifikim i nevojshëm dhe vendi në ndërprerje energjie nuk do të shkojë”, tha Berisha.  

Por kryeministri siguroi se megjithe nxjerrjen e aktit normativ per dhenien e nje garancie prej 50 milione dollaresh per KESH, borxhi publik do te mbyllet ne kufirin e 60%, madje me nje ulje, ne krahasim me vitin e kaluar.

“Faktikisht vitin e kaluar ishte 59.7 përqind dhe këtë vit do të jetë rreth 59 përqind”, tha Berisha.

Po ashtu edhe niveli i inflacionit sipas kryeministrit eshte mbajtur nen kontroll dhe 11 mujori eshte mbyllur me 2.9 perqind.

Top Channel