Nuk ka ende asnjë gjurmë të vajzës së zhdukur të martën, në periferi të
Tiranës, e cila ra nga një pasarelë. Me gjithe kerkimet e polumbareve,
trupi i saj ende nuk eshte gjetur.

Nderkohe, edhe sot, pasarela, pa asnje mase mbrojtjese, vazhdon te jete e hapur dhe femijet serish kalojne aty duke rrezikuar jeten

Ura e improvizuar nuk ka asnjë rrjete mbrojtese dhe eshte nje rrezik potencial qe ngjarja e rende e së martës, te perseritet. Banoret e zones, thone se prej vitesh kjo ure ka ardhur ne degradim dhe asnjehere nuk eshte bere asnje perpjekje per ta riparuar.

Cdo dite, te rritur e femije jane te detyruar te kalojne mbi kete ure te rrezikshme. Humbja e jetes dhe zhdukja fizike e nje vajze eshte nje alarm i madh, sirena e te cilit nuk ka mberritur ne zyrat e pushtetit vendor dhe as te komisaritatit te policise.

Me e pakta qe do te kishte ndodhur ne nje vend tjeter do te ishte bllokimi i saj per kalimtaret e tjere dhe femijet, bashkemoshatare te vajzes qe u zhduk, te cilet edhe nje dite me pas vazhdojne te kalojne ne kete ure

Top Channel