Korce, shtyhet rikonstruksioni i Pazarit

05/12/2011 00:00

Shtyhet afati për rikonstruksionin e Pazarit të Korcës. Projekti, i cili
do t’i rikthejë formën dhe vlerat këtij monumenti kulture ishte
parashikuar për të nisur këtë të hënë por pengesat e sjella nga
tregtarët e rrobave të përdorura, duket se do të vonojne disi punimet.

Spostimi qe do t’u behej ketyre tregetareve ne nje tjeter hapesire per te mundesuar nisjen e punimeve ka hasur ne kundershtimin e tyre pasi ata pretendojne te kene kushte me te pershtatshme per te tregtuar mallrat e tyre.

Rikonstruksioni i cili parashikohet t’i jape jete pazarit te vjeter te qytetit parashikon nderhyrje ne rrjetin e sistemit te kanalizimeve por edhe ate te hapesirave publike. Sipas te dhenave punimet jane ndare ne 4 faza ndersa shperngulja e tregut te rrobave te perdorura parashikohet te jete e perkohshme.

Pazari i cili ruan zanafillen e vet te nje qendre te vjeter tregtare mban mbi kalldremet e tij me shume se dy shekuj jete, e qe per Korcen mbetet nje nga qendrat kryesore historike.

Top Channel