Protestë kundër dhunës ndaj grave

23/11/2011 00:00

17 femra janë masakruar nga burrat e tyre, brenda 10 muajve të këtij
viti. Vetëm më 20 nëntor, dy gra u vranë në mënyrë barbare nga burrat e
tyre për shkaqe xhelozie.

56-vjecarja Resmie Myrteli u vra me dru, ndersa 48-vjecarja Arjana Serjani, nënë e tre femijëve u vra me cifte.

Rrjeti i organizatave te shoqerise civile, ne nje protestë paqesore te zhvilluar perpara kryeministrise kane kerkuar qe shteti te ndalet perpara ketyre viktimave dhe te marre masa me te ashpra ndaj autoreve te krimit.

“Dy vrasjet e tmerrshme që kanë ndodhur ne fundjave, si dhe shkaku shumë i madh është numri i rritur i grave të vrara nga dhuna shtëpiake nga dhuna në familje. Ndonëse ligjet mund të jenë, zbatimi i tyre është ende shumë larg”, tha Fabiola Egro, drejtore e shoqatës “Në dobi të gruas”.

Konstitucionalistja Aurela Anastasi tha se Kodi i Procedures Penale duhet te ndryshoje, ne menyre qe ndjekja penale e dhunuesve brenda familjes te ndiqet nga shteti, permes prokurorise.

“Do të kërkojmë që kjo vepër penale të ndiqet kryesisht nga prokuroria dhe jo të mbështetet vetëm në kallëzimin e viktimës. Kjo do të thotë që të kemi një lloj padie publike në Kodin tonë të Procedurës Penale, ku edhe në rast se viktima tërhiqet nga denoncimi dhe kallëzimi i veprës penale të dhunës në familje, prokuroria të vazhdojë punën dhe të mos lejojë më raste ku dhuna në familje, jo vetëm që nuk konsiderohet ashtu sikurse parashikon Kodi i Procedurës Penale, si rrethanë rënduese për veprën penale të kryer, por ndonjëherë është konsideruar edhe si rrethanë lehtësuese. Kjo nuk duhet lejuar më”, thotë Anastasi.

Ne kete proteste eshte kerkuar qe ne Kodin Penal, ku te denohet dhunen sistematike qe ushtrohet kryesisht ndaj grave dhe femijeve. Por nje pike e rendesishme mbetet edhe zbatimi i kodit te familjes, per piken ku merren masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare.

Top Channel