Korcë, rritet numri i divorceve

19/11/2011 00:00

Gjatë 10 muajve të këtij viti, 315 persona në qytetin e Korcës kanë depozituar në Gjykaten e Faktit kerkese per zgjidhje martese.

Ky bum kerkesash per divorc ka ardhur si pasoje e emigracionit, pasi nje nga partneret jeton jashte, por edhe per shkak te kushteve te veshtira ekonomike.

Ekspertet kane verejtur se nder shkaqet kryesore qe kane cuar drejt gjykates qindra cifte ne Korce eshte varferia, por edhe arsimimi i ulet i cifteve. Ekpertet pohojne se nje pjese e cifteve kane jetuar te ndare per shume vite si pasoje e emigracionit dhe jetes se dyfishte.

Shtohen divorcet në Tiranë

Në Gjykatën e Tiranës, numri i bashkëshortëve që kërkojnë zgjidhjen e martesës në 6 muajt e parë të vitit 2011 shkon në 515 çifte.

Sipas statistikave, rezulton se çështjet të mbyllura me pajtim janë zero. Çka tregon se të gjithë çiftet që kanë arritur në dyert e gjykatës nuk kanë pranuar të kthehen mbrapsht nga vendimi i tyre. Kërkesa për zgjidhjen e martesës janë bërë më së shumti nga bashkëshortët. Lidhur me numrin në rritje të divorceve, por edhe me faktin se numri i pajtimeve është zero, psikologia pranë Gjykatës së Tiranës, Albana Shaholli, shpjegon se pavarësia e femrës vitet e fundit ka ndikuar në rritjen e numrit të divorceve, pasi ato mund ta përballojnë jetesën pa qenë të detyruara të mbështeten tek bashkëshortët e tyre. Sipas psikologes, pasojat më të rënda i vuajnë fëmijët, të cilët përballen me hakmarrjen e prindërve ndaj njëri-tjetrit dhe jo me interesimin e këtyre të fundit për mirëqenien e fëmijëve të tyre. Statistikat e Gjykatës së Tiranës tregojnë rritje të numrit të çështjeve të gjykuara gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2011 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010.

Top Channel