Wollfarth: Duhet dialog mes palëve

31/10/2011 00:00

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka zhvilluar një vizitë
në vendgrumbullimin e mbeturinave në komunën Bushat, nga ku ka deklaruar
se partitë politike duhet të bashkohen dhe të vihen në lëvizje për
zhvillimin dhe integrimin e vendit.

Ambasadori i OSBE-së ishte në Bushat ku ka vëzhguar ecurinë e punës së këtij vend grumbullimi. I pyetur në lidhje me situatën politike në vend Wollfarth u shpreh se mes partive politike dhe ky dialog duhet te behet ne parlament.

“Te gjitha diskutimet kryesore duhet te behen ne parlament, disa nga ligjet kerkojne shumicen e cilësuar prej 3/5 te votave dhe per kete duhet pjesëmarrja e opozites dhe menyra me e mire eshte bashkimi ne parlament. Palet duhet te levizin drejt dialogut dhe integrimit, partitë politike duhet te dalin nga transhete e tyre dhe te vihen ne levizje te bejne dicka per zhvillimin dhe integrimin ne BE”, tha Wollfarth.

I pyetur ne lidhje me faktin qe presideti i Republikes Bamir Topi nuk dekretoi ligjin per mbetjet urbane Wollfarth eshte shprehur se eshte nje proces demokratik dhe eshte nje mundesi per t’i permisuar gjerat.

“Ky eshte nje proces demokratik dhe keto hapa jane pjese e ketij procesi. Dhe kjo eshte nje mundesi per te rishqyrtuar gjerat ne menyre qe te permiresohen edhe me tej. Shqiperia ka bukuri natyrore dhe hapa te tille si ky vengrumbullim jane te rendesishme te merren per mbrojtjen e ketyre bukurive”, tha Wollfarth.

Ndonese ka tre muaj qe eshte inaguruar vendgrumbullimi i Bushatit nga kryeministri Sali Berisha, nje invesim ky prej 500 milion lekeve i qeverise shqiptare, ende Bashkia e Shkodres nuk mund te depozitoje mbeturinat shkak eshte bere mosmarrëveshja mes Bashkisë së Shkodrës dhe komunes Bushat ku kjo e fundit ka vendosur nje takse prej 7 eurosh tonin. Sipas Bashkise se Shkodres kjo shume eshte e paperballueshme pasi sipas perllogaritjeve duhet 300 milon leke ne nje vit per te deepozitur mbeturinat dhe kjo shume eshte sa 1|3 e gjithë buxhetit te bashkise.

Top Channel