Bello: Popullsia po rritet me ritme të shpejta

31/10/2011 00:00

Manuela Bello, asisent përfaqësesja e UNFPA-së në Shqipëri shprehet, se
popullsia në rang botëror po rritet me një shpejtësi të madhe.

“Fakti qe popullsia në botë po bëhet 7 miliardë është shumë e lidhur me faktorë të tjerë, pasi ne shpesh jemi mësuar të dëgjojmë që sot, sidomos vitet e fundit, më tepër shoqëria dhe media flet për krizën botërore. Megjithatë këto dy fenomene për mua janë shumë të lidhura. Janë të lidhura për faktin se zhvillimet e popullsisë ose ritmet e mëdha të popullsisë po ndodhin pikërisht në vendet që nuk kanë rritje ekonomike dhe ku kriza financiare po ndihet më shumë”, thotë zonja Bello, në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up”, transmetuar të hënën në Top Channel.

Sipas saj, këto fenomene nëse do të vazhdojnë, do të ndikojnë më tepër në rritjen e emigracionit, sepse njerëzit do të kërkojnë lëvizjen në një vend që ofron më shumë arsim, më shumë kushte të mira shëndetësore, më shumë mundësi sociale. “Kjo situatë mund të krijojë konflikte sociale, e njëkohësisht konflikte ose tensione midis vetë shteteve”, thekson Bello.

Duke vënë në dukje se populllsia në rang botëror, po rritet me një shpejtësi të madhe, zonja Bello kujton se ishte vetëm 12-13 vjet përpara kur në Bosnje u festua lindja e banorit të 6 miliard dhe vetëm sot mendohet se aktualisht të ketë lindur të quhet ai banor i 7 miliard i botës.

Zonja Bello, në “Wake Up” ndër të tjera përmendi edhe faktin se vendet qe nuk jane te zhvilluara nuk dine shume per planifikimin familjar, e këtu përfshihet edhe Shqipëria.

“Mbi 95 perqind e popullsise e njeh metoden kontraceptive moderne, por perdorimi eshtë vetem nga 10.6 perqind e saj”, shprehet zonja Bello.

Përfaqësuesja e UNFPA-së në Tiranë, bën me dije se Shqiperia ke bere ka progres persa i takon jetegjatesise mesatare.

“Sot ne vendin tone nje burre ose dikush qe mund te lindi sot, nese eshte mashkull, do te jetoje mbi 71 vjec, nese eshte femer mbi 78 vjec. Në kete aspekt nuk eshte se eshte UNFPA-ja ajo qe ka sjelle ndryshime. Sigurisht ne punojme qe gjithesekush te kete te drejten te jetoje me mire dhe me gjate, por aktualisht une mund te them qe dhe ne vendin tone fenomeni i dyte i rendesishem eshte qe pervec plakjes eshte edhe renia e fertilitetit. Sot aktualisht nje grua lind 1.6 femije. Ne 2002 kur fertiliteti ishte 2.1 ne kemi rene pothuajse 0.5 perqind vetem ne nje periudhe te shkurter”, tha zonja Bello.

Dule përmendur fushatën e banorit te 7 miliard, zonja Bello theksoi se vlera e kësaj fushate nuk qëndron sa i takon cështjes së numrit, por pikerisht ne ato politika qe gjithesekush dhe cdo qeveri duhet te ndermarre ne menyre qe te jete e pergatitur per t’u ballafaquar me shtimin e ritmeve te popullsise.

“Askush nuk eshte kunder te rritjes se popullsise, nese jemi te pergatitur nga pikepamja sociale, ekonomike, shendetesore qe kushdo qe vjen ne kete bote te jete i mirepritur dhe te gjeje nje vend ashtu sic do ta enderroje, ketu nuk ka asnje gje te keqe. Problemi yne eshte qe politikat sociale nuk i pararendin politikave te zhvillimit te popullise, ne si shtet nuk kemi nje politike mbi zhvillimin e popullsise ose ne kuptimin e zhvillimit ne numer te popuillsise. Sot bota po ballafaqohet me faktin qe ate qe e quajne ‘bonus demografik’, qe do te thote qe aktualisht pjesa me e madhe e popullsise ne mbare boten eshte ne moshen 15 deri 65 vjec, qe eshte nje popullsise e afte per pune. Nderkohe qe mbas 2015 numri ne total i kesaj popullsie do te bjere”, thotë zonja Bello, duke shpjeguar më qartë se nëse sot ne Shqiperi duhet te punojne 100 vete per te mbajtur 16 pensioniste, ne vitin 2050 duhet te punojne po 100 veta per te mbajtur mbi 56 pensioniste.

Por Kombet e Bashkuara jane thjesht konstatues, apo edhe sugjerues?

“Kombet e Bashkuara luajnë dy role. Ne merremi me progresione mbi popullsinë dhe në këtë mënyrë i bëjmë të aftë kombet e ndryshme se sa mendohet që popullsia e tyre të arrijë në një moment të caktuar të kohës dhe mundojmë të avokojmë me ta, që këto fenomene të mos vijnë thjesht si fenomene, por si fenomene që duhet të ballafaqojnë. Kjo nuk është vetëm konsulencë teknike, por konsulencë financiare. Kombet e Bashkuara janë një nga donatorët”, tha Bello.

Top Channel