Itali, trafikonin drogë, në pranga 2 shqiptarë

21/10/2011 02:00

Dy shtetas shqiptarë dhe një italian përfunduan në pranga në qytetin e Ferrarës në Itali për trafik lëndësh narkotike.

Shqiptarët e arrestuar janë Hasan Ballukja 33 vjec dhe Julian Baholli 36 vjec. Autoritetet italiane njoftuan se arrestimi ndodhi pasi në banesën e shqiptarëve në Bolonja u gjet një sasi prej 5.4 kg drogë e ndarë përkatësisht 2.5 kilogram heroinë, 2.5 kokainë dhe 400 marijuanë.

Vlera e drogës së sekuestruar në treg, sipas autoriteteve italiane, shkon deri në 500 mijë euro, ndërkohë që të ndaluarve në banesë iu gjetën edhe 8 mijë euro para kesh.

Të dyshuarit vëzhgoheshin prej kohësh nga policia italiane e cila ka ndërhyrë duke prangosur shtetasit shqiptarë, në momentin kur njëri prej tyre ishte duke tentuar t’i shiste 100 gram drogë një shtetasi italian.

Top Channel