Bulqizë, sindikatat kundër Nacos

15/09/2011 00:00

Deklaratat e ministrit të Ekonomise kundër sindikatave që po drejtojne
grevën në minierën e Bulqizës kanë sjellë reagimin e ashpër të këtyre të
fundit.

Ne nje deklarate per mediat drejtuesit e sindikates akuzuan ashper ministrin e Ekonomise Nasip Naco dhe thanë se Ministria qe ai drejton tashme eshte vertetuar qarte se i kane duart e lidhura nga tangjentet financiare dhe flirtimi me ACR.

Sindikalistet thone se ministri, ne vend qe te kerkoje zbatimin e ligjshmerise te kontrates koncensionare per te kryer investimet ne miniere dhe per te hapur prespektiven e ketij vendburimi, perpiqet te shantazhoje dhe t’i beje presion sindikalisteve me kercenime gjyqesore te cilat jo vetem se nuk kane legjimitet juridik, por jane nje farse e turpshme te nje Ministri te papergjegjshem, i cili cdo dite po merr jete njerezish te pafajshem nga veprimet dhe mosveprimet e tij per te mbyllur galerite dhe minierat e braktisura per te cilat qeveria shqiptare ka paguar me dhjetra here per t’i mbyllur, si ne Kukes, Tropoje, Baterr, Bulqize, Librazhd, Pogradec.

Nderkohe ne Bulqize greva vazhdon dhe minatoret grumbullohen cdo dite perballe godines se ACR-së per te pritur reagimin e saj. Ne bisedimet e fundit palet rane dakort per cdo pike te nje projektmarreveshje por ACR nuk pranon te shkarkojne drejtorin e minieres qe eshte dhe nje nga kerkesat e minatoreve.

Prej me shume se dy muajsh minatoret po protestojne per kerkesa ekonomike. Por edhe pse thuhet shpesh qe palet gjejne gjuhen e perbashket, asnjehere nuk eshte arritur firmosja e nje marreveshje mes paleve.

Ndersa perfaqesuesit e ‘Decometal’ diskutuan me sindikatat dhe arriten nje mareveshje verbale, administrate lokale e ACR, nepermjet nje njoftimi per shtyp lajmeroi se minatoret qe nuk nderprisnin greven do te pushoheshin nga puna. Kjo solli reagimin e sindikatave qe paditen kompanine ACR ne gjykate per shkelje te ligjit te grevave.
 
Sindikatat padisin ACR-në

Drejtuesit e Sindikatës kanë bërë publike se po përgatisin një padi në Gjykatë ndaj kompanisë ACR.

Në njoftimin e shpërndarë nga ana e kreut të sindikatës Kolë Nikolla. Në njoftim thuhet se po përgatitet një padi gjyqesore per ta dorezuar ugjent ne Gjykaten e Rrethit Gjygjesor Tirane, pasi ACR dhe sindikata jane te regjistruara ne kete gjykate, kundra ACR-se per veprimtarine antiligjore ne drejtim te nderhyrjes ne punet e sindikates, shkeljes se ligjit per greven dhe ushtrimit te presionit per largim te pamotivuar nga puna.

Palet u terhiqen per te diskutuar nje kerkese qe lidhej me largimin e drejtorit te minieres ne Bulqize, por nderkohe te gjitha kerkesat e tjera ekonomike ishin diskutuar dhe pranuar. Si perfundim greva ne Bulqize nuk mundi te ndaloje dhe tashme sindikatat dhe kompania koncesionare pervec greves do perballen edhe ne gjykate.

Top Channel