Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur

13/09/2011 08:55

Një foshnje e sapolindur humbi jeten në maternitetin e Vlorës, pasi nena
e tij 27-vjecare e hodhi nga dritarja e më pas është hedhur edhe vetë.

Foshnja vetem disa oreshe nderroi jete menjehere ndersa gruaja ka marre plage te lehta. Gruaja e re i ka telefonuar bashkeshortit ne oren 3 te mengjesit dhe ka kerkuar ta takonte. Ne momentin qe ai ka shkuar poshte dritares ajo ka hedhur foshnjen duke thene se nuk ishte i saj. Pak sekonda me pas eshte hedhur edhe vete.

“Jam informuar se nje grua disa ore pas lindjes ka hedhur nga lartesia femijen dhe me pas eshte hedhur vete. Bebja vdiq, ndersa gruaja ka pesuar demtime, por ndodhet jashte rrezikut per jeten. Eshte kerkuar dhe nje konsulte nga mjeku neuro-psikiater per te pare nese gruaja ka patur probleme te renda mendore. Po ashtu ka ardhur edhe grupi hetimor per te marre ne shqyrtim rastin”, tha drejtori i Maternitetit Besnik Elezi.

Mjeket tregojne se 27-vjecarja ne muajt e fundit te shtatzanise ka shfaqur stres te forte dhe ne lindje gjendja e saj mendore eshte perkeqesuar.

Megjithatë mbetet ende e pasqaruar se përse kur janë konstatuar probleme të tilla, nëna e re është lënë e vetme me foshnjën e saj në dhomë.

Top Channel