Dhuna në Britani, dënohen disa persona

11/08/2011 09:20

Pas katër netëve të trazirave të dhunshme, në Britaninë e Madhe u dënuan
të rinjtë e parë huliganë. Dy burra duhet të qëndrojnë në burg për
shkak të pjesëmarrjes së tyre në trazirat në Mançester.

Aktualisht janë rreth 1200 njerëz të arrestuar, 850 nga ata në Londër për shkak të lidhjeve të tyre më trazirat e zhvilluara. 251 persona janë të akuzuar. Në natën e së mërkurës në Londër, Mançester dhe Birmingham situata duket më e qetë. Në Birmingham  kryeministri David Cameron i shprehu ngushëllimet e tij të afërmëve të tre viktimave dhe foli për një goditje të ashpër të policisë.

Sot parlamenti në Londër do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme për këto zhvillime të ditëve të fundit.

Cameron: Mbështetje policisë për të rikthyer rendin

Qytete të vogla dhe të mëdha në mbarë Anglinë janë goditur nga një valë e madhe plackitjesh dhe konfrontimesh me policinë, ndërkohë që trazirat u shtrinë përtej kryeqytetit, Londër.

Pas mbledhjes se tyre radhazi te Komitetitit te Emergjencave Cobra, Kryeministri Dejvid Cameron premtoi se policia britanike do te kete ne dispozicion cfaredolloj mjeti qe i nevojitet per te luftuar anarkine dhe dhunen e shfaqur.

Sipas tij eshte autorizuar perdorimi i plumbave te gomes dhe ka plane per perdorimin e pompave te ujit per te shperndare pjesemarresit ne trazira dhe plackitje. Kryeministri britanik pranoi se eshte e qarte se dicka nuk shkon ne shoqerine britanike.

Top Channel