Task forca në prokurorinë e Vlorës ka vendosur në sekuestro resortin “Arturi”, në periferi të Tiranës, pasi paraprakisht rezulton që bosi i Sacra Corona Unita, Albino Prudentino, të ketë 50 për qind të aksioneve në këtë aktivitet, ndërsa 50 përqindshen tjetër e zotëron pronari i truallit.
Po ashtu, e njëjta prokurori ka vendosur sekuestro edhe në lokalin “Gelateria piazza Italia”, e cila sikurse edhe një agjenci lojrash fati në këtë qytet i janë marrë me qera nga Prudentino vlonjatit Artur Shehu, që aktualisht është me banim në Amerikë.
Duke qenë se Albino Prudentino u arrestua në qytetin e Vlorës, task forca e kësaj prokurorie nisi hetimet ndaj italianit për pastrim parash, duke kryer njëkohësisht edhe verifikimet për prona të mundshme, nëse i shumë kërkuari nga drejtësia italiane posedonte të tilla nën identitetin e tij apo të familjarëve të tij.
Në Vlorë, burime të sigurta të TCH pohojne se deri më tani ai nuk rezulton të ketë prona. Madje, as lokali dhe as agjencia e lojrave të fatit nuk janë nën emrin e tij, por janë të rregjistruara si prona të vlonjatit Shehu.
Pas pothuajse gjashtë muajsh qëndrim në qytetin bregdetar, Prudentino i kishte marrë me qera këto dy ambjente në Vlore që në fund të muajit qershor, kundrejt një pagese mujore prej 20 mijë lekë në muaj, sipas një kontrate të firmosur për afatin e një viti.
Por burime të prokuorisë e komentuan sekuestrimin e lokalit në Vlorë si një sekuetsro të aktivitetit të Prudentino, derisa të përfundojnë të gjitha verifkimet në kuadër të këtyre hetimeve të nisura.
Ndërkohë, mësohet se prokuroria e Vlorës ka dërguar një listë për të verifikuar nëse Prudentino ka apo jo prona në emër të tij apo të të birit Angelo Prudentino në kryeqytet.
Deri më tani flitet jozyrtarisht se bosi italian ka tre prona në Tiranë dhe që të treja janë agjenci bastesh.
Jozyrtarisht, nga organi qëndror i akzuës mësohet se për Angelo Prudentiono, së bashku me dosjen e tij antimafia e Leces ka dërguar edhe një kërkesë për verifikimin dhe sekuestrimin e pronave të tij, që nëse do gjënden që janë në emrin e të shumëkërkuarit do të duhet të sekuestrohen me ligjin e ri antimafia.
Një ditë pas arrestimit të të atit, Angelo mësohet se shiti pjesën e tij të aksioneve në një kompani bastesh për t’i shpëtuar sekuestrimit.
Top Channel