Spanja, kampione e botës

11/07/2010 23:03

Spanja shpallet kampione e botës, duke mundur në finale Holandën me rezultatin e ngushtë 1-0.

Heroi i mbrëmjes është Iniesta, i cili shënoi golin historik në minutën e 117-të.

Takimi i shumëpritur kryesor i eventit Afrika 2010, që nxori fitues ekipin iberik, pas një loje të ashpër në të dy pjesët e para dhe në 30 minutat shtesë, është shoqëruar me plot kartona të verdhë, 8 për Holandën dhe 5 për Spanjën.

Në minutën e 110-të pas kartonit të dytë të verdhë, Hetinga del nga loja duke e lënë Hollandën me 10 lojtarë.

Spanja tashmë ndodhet në majën e botës duke rikonfirmuar suksesin dhe forcën e saj të arritur në kampionatin Europian 2008.

Botërori është eventi më i rëndësishëm futbollistik që zhvillohet një herë në katër vjet.

Afrika 2010 dhuroi plot emocione, ndeshje të bukura, finale të parakohshme dhe eleminime të papritura.

Për të mos harruar edhe parashikimet e famshme të oktapodit Paul, që tërhoqën vëmendjen e mbarë botës. Pas gjetjeve të rezultateve të ndeshjeve më të rëndësishme, sigurisht që ai u bë një specie VIP…

Top Channel